Flash News

Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Procesi është në rrugën e duhur, por nuk është një autostradë e shpejtë

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Procesi është në
Në foto: I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak thotë se ky proces është “në rrugën e duhur, por nuk është një autostradë e shpejtë”.

“Është më shumë një rrugëtim i gjatë me kthesa”, tha Lajçak, gjatë fjalës së tij në një aktivitet të organizuar nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian.

Lajçak tha se është i gatshëm që ta lehtësojë këtë proces, drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

“Unë jam i angazhuar për të lehtësuar dialogun për të arritur marrëveshjen gjithëpërfshirëse, me të cilën njëherë e përgjithmonë, do të zgjidheshin të gjitha çështjet e hapura mes palëve dhe të jetë edhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së”, tha ai.

Të fundit