Flash News

Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Së shpejti do të takoj Kurtin dhe Vuçiçin

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Së shpejti do të takoj
Miroslav Lajça

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se planifikon të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën. Në një intervistë për European Western Balkans, ai u shpreh se pret që dialogu të vazhdojë sapo të formohet qeveria e re e Kosovës.

Ai bëri me dije se shumë shpejt do të takojë kryeministrin e ardhshëm Albin Kurtin dhe presidentin serb Alesandër Vuçiç.

“Kam thënë se i di detajet e procesit dhe thashë që është e mundur ta përfundojmë atë brenda një muaji. Ne jemi këtu dhe jemi këtu për palët sa herë që të jenë gati, por u takon të dy palëve të vendosin për shpejtësinë. Ne jemi këtu për të dhënë zgjidhje dhe kam në plan të vizitoj Prishtinën dhe Beogradin së shpejti.

Unë do të takohem me presidentin Vuçiç, kryeministrin e ardhshëm Kurti dhe partnerë të tjerë për të diskutuar vazhdimin e procesit tonë. Partnerët e mi janë politikanë seriozë dhe ata e dinë se çfarë njerëzit e tyre prisni prej tyre, t’i afrojnë ata me të ardhmen evropiane dhe ata gjithashtu e dinë se çfarë pret BE prej tyre”, deklaroi Lajçak.

Të fundit