Flash News

Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi, sot rinisin takimet në Bruksel

Dialogu Kosovë-Serbi, sot rinisin takimet në Bruksel

Ditën e sotme do të rifillojnë takimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Takimet e sotme dhe të nesërme do të zhvillohen në Bruksel. Kjo përpjekje për të normalizuar marrëdhënien mes dy shteteve, vjen pas takimit të nivelit të lartë më 19 korrik, i cili nuk prodhoi asnjë rezultat.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë për dialog pritet të takojnë sot të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe ekipin e tij.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se në këto takime do të diskutohen “çështjet aktuale” dhe për “rrugën përpara në vazhdimin e dialogut”.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka nisur në Bruksel që nga viti 2011 për çështje teknike dhe më pas ka vazhduar në nivelin e përfaqësimit të lartë politik, ku janë arritur më shumë se 30 marrëveshje. Një pjesë madhe e këtyre marrëveshjeve ende nuk janë zbatuar ose janë zbatuar pjesërisht.

Të fundit