Flash News

Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi, takimi i ardhshëm mes Vuçiç dhe Kurtit mbahet në shtator

Dialogu Kosovë-Serbi, takimi i ardhshëm mes Vuçiç dhe

Takimi i ardhshëm për dialogun Kosovë-Serbi do të mbahet në fillim të muajit shtator. Lajmin e ka bërë të ditur i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në një postim në Twitter, Lajçak shkruan se ka zhvilluar diskutime me zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me drejtorin e zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviç lidhur me përgatitjet e takimit.

“Sot, kam pasur diskutime thelbësore të veçanta me Zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me Drejtorin e zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviç, në lidhje me përgatitjet për takimin e ardhshëm të Dialogut në nivel Kryenegociatorësh në fillim të shtatorit”, shkruan Lajçak në Twitter.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takuan për herë të fundit për të diskutuar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi në muajin korrik. Deri tani takimet e tyre nuk kanë sjellë zhvillim, pasi të dyja palët nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët.

 

Të fundit