Flash News

Rajoni

Dialogu me Serbinë/ Lajçak viziton sot Kosovën, me të dhe Matthew Palmer

Dialogu me Serbinë/ Lajçak viziton sot Kosovën, me të dhe
Miroslav Lajçak

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të vizitojë sot dhe nesër Kosovën. Ai do të takohet presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit të Kosovës. Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t’u drejtohet shefave të misioneve të BE-së.

Me Lajçak do të bashkohet edhe zëvendës-ndihmësi i Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer. Pas takimeve që do të zhvillojnë ata do të kenë edhe një komunikim për mediat.

Të dy zyrtarët u takuan pak ditë më parë në Bruksel dhe folën për dialogun Kosovë-Serbi. Vizita e tyre, konsiderohet si përpjekje për të ulur ne tryezën e bisedimeve, Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç, që të rinisin bisedimet mes dy vendeve, të cilat u ndërprenë në vitin 2020.

Të fundit