Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Digjet flamuri maqedonas gjatë festimeve në 112- vjetorin e pavarësisë, arrestime dhe akuza për destabilizim

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar tetë persona më 29 nëntor, lidhur me djegien e flamurit maqedonas në lagjen Bit Pazar të Shkupit, gjatë festimeve me rastin e 112- vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Pançe Toshkovski, njoftoi se personat e arrestuar janë kryesisht të rinj të moshës 18 deri 21 vjeç, ndërsa njëri prej tyre, siç tha, “është i mitur”.
“Katër nga ata persona janë arrestuar për shkak se kanë kryer shkelje, pjesëmarrje në rrahje. Ndërsa, katër persona të tjerë janë arrestuar për shkak se për ta kemi baza të dyshimit se kanë kryer vepër penale 319, nga Kodi Penal që ka të bëjë me ‘nxitje të urrejtjes nacionale, racore dhe fetare, ku është paraparë dënim minimal me 1 vit burgim”, tha Toshkovski gjatë një konference për media të premten.
Ai djegien e flamurit maqedonas e cilësoi si “sulm direkt ndaj shtetit”, dhe tha se këto veprime janë dëshmi e paralajmërimeve paraprake nga MPB-ja për destabilizim të vendit.
Pamjet e incidentit, të cilat u shpërndan në rrjetet sociale si Facebook, X dhe TikTok, nxitën reagime të ashpra të partive politike dhe opinioni publik në Maqedoninë e Veriut
Nga Lidhja Socialdemokrate (LSDM) në opozitë, thanë se sistemi i sigurisë ka dështuar, për çka kërkuan dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme Toshkovski, drejtorit të Byrosë për siguri publike, Aleksandar Janev, dhe kreut të Stacionit Policor në Shkupi, Sasho Topallovski.
“Pse Ministria e Brendshme nuk kishte informacione operative në kohë për të vepruar në mënyrë parandaluese dhe për të parandaluar që kjo të ndodhte? Çfarë po bëjnë? Si u lejua që situata të përshkallëzohej në këtë nivel? Pse lejuan një poshtërim të tillë të maqedonasve dhe shtetit maqedonas, për më tepër, pse nuk u arrestuan ata që qëlluan dhe përdorën armë zjarri në qendër të Shkupit”, potencoi të premten sekretari organizativ i LSDM-së, Martin Kostovski.
Partia shqiptare në opozitë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), përmes një komunikate për media, njoftoi për një incident të djegies së flamurit të shtetit shqiptar. Nga BDI dënuan djegien e flamujve – shqiptarë dhe maqedonase – si dhe kritikuan ndërhyrjen policore gjatë festimeve të 28 Nëntorit në Shkup.
“Në këtë kontekst, është e papranueshme dhe e turpshme që VMRO-DPMNE [partia në pushtet] dhe forca të tjera politike po përpiqen të shfrytëzojnë këto incidente për të ndërtuar një narrativë të rreme që kriminalizon çdo pozicion shqiptar. Kjo tendencë për të përfaqësuar shqiptarët si mbështetës të agjendave kriminale është një sulm ndaj identitetit dhe dinjitetit tonë kolektiv dhe një përpjekje për të mbuluar agjendën e tyre të korruptuar“, thuhet në reagimin e BDI-së në të cilin u bëhet thirrje institucioneve të veprojnë me maturi, profesionalizëm dhe paanshmëri, pa dallim, dhe duke garantuar të drejtën e qytetarëve për të shprehur lirshëm identitetin dhe kulturën e tyre.
Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, e cilësoi rastin si të inskenuar dhe paralajmëroi se nuk “do të ketë mëshirë", as ndaj organizatorëve, e as ndaj kryerësve të këtyre veprave.
“Për shkak se është një grup i vogël i manipuluar, i izoluar, nga ata që i mbrojnë milionat e tyre. Ndërsa deri tek ata që janë viktima potenciale të këtyre kriminelëve dhe dhunuesve politikë, dua t’i paralajmëroj se nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt. Secili që do ta shkel ligjin dhe Kushtetutën, do të përgjigjet", tha Mickoski të premten.
Me reagim dolën edhe koalicioni shqiptar VLEN, që është pjesë e Qeverisë, duke i dënuar ashpër ngjarjet me djegien e flamujve shtetërorë. Ngjashëm si kryeministri Mickoski, edhe VLEN vlerësoi se rasti është inskenuar, nga siç tha, “qarqe të cilat dëshirojnë destabilizimin e vendit“.
“Në fund të ditës u lajmëruan këto qarqe të cilat dëshirojnë destabilizimin e vendit. Jo se e duan shtetin, por se u mungon pushteti. Koalicioni VLEN dënon ashpër këto akte të papranueshme që kanë ndodhur mbrëmë gjatë festës së pavarësisë së Shqipërisë, ku janë përdhosur flamujt shtetërorë në mënyrë të turpshme, pamje që janë bërë sot publike nga mediat vendore“, thanë nga VLEN.
Ndërkohë, të premten, gjatë ditës, Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka nisur hetimet për djegien e flamurit dhe po ndërmerren veprime për zbardhjen e plotë të ngjarjes. REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43