Flash News

Rajoni

Djegia e flamurit serb në Tiranë, Vuçiç: Mos më detyroni të ju tregoj se nën ç’presioni ndodhet Rama

Djegia e flamurit serb në Tiranë, Vuçiç: Mos më

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas djegies së flamurit serb gjatë vizitës së tij në Tiranë disa ditë më parë, në kuadër të takimit të radhës së ‘Open Balkan’.

Duke folur në një intervistë për median serbe Tv Prva, Vuçiç tha se djegia e flamujve të tjerë është akt i paqytetëruar, duke kërkuar që mos ta detyrojnë të flasë se në çfarë presioni gjendet Rama për këtë ndodhi.

“Është e paqytetëruar të digjni flamujt e të tjerëve, ne kemi marrëdhënie të mira me Shqipërinë, mos më detyroni të ju tregoj se nën çfarë presioni ndodhet Rama për këtë. Ky (Ballkani i Hapur) është projekti më i madh i paqes, që Ballkani ka bërë dhe unë besoj se “Ballkani i Hapur mund të jetë një makinë për rritjen dhe zhvillimin e të gjithë Evropës.

Ne do ta mbyllim këtë vit si vendi me normën më të lartë kumulative në Evropë gjatë dy viteve të fundit. Ballkani i hapur është lufta jonë për të pasur të drejtë për një të ardhme sipas dëshirës sonë”, tha Vuçiç.


 

 

 

Të fundit