Flash News

Rajoni

Djegia e tragetit në Korfuz, gjenden të gjallë pesë nga 11 personat e zhdukur

Djegia e tragetit në Korfuz, gjenden të gjallë pesë nga 11

Gjenden të gjallë pesë nga 11 personat e zhdukur nga bordi i tragetit ‘Euroferry Olympia’ mëngjesin e sotëm në Korfuz.

Mediat greke bëjnë me dije se autoritetet vazhdojnë kërkimet edhe për 6 personat e tjerë të zhdukur.

Zjarri në Euroferry Olympia, në pronësi të kompanisë italiane Grimaldi, ka rënë në orën 4:12 me orën lokale të së premtes. Ai po lundronte përmes detit Jon për në portin italian të Brindisit me 288 persona në bord.

Roja bregdetare greke tha se 278 persona ishin shpëtuar, duke përfshirë një person që nuk ishte në listën zyrtare të pasagjerëve.  Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit dhe kanë nisur hetimet.

Një pasagjer tha se ata "ishin duke fjetur kur u lajmërua se kishte rënë zjarr".

Të fundit