Flash News

Rajoni

Djegia e tragetit në Korfuz, gjendet gjallë pasagjeri i zhdukur, vijon kërkimi për të tjerë

Djegia e tragetit në Korfuz, gjendet gjallë pasagjeri i zhdukur, vijon

Një pasagjer me origjinë lituaneze është gjetur i gjallë në tragetin Euroferry Olympia, e cila vijon të digjet në brigjet e Korfuzit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri i Transportit, Giannis Plakiotakis.

E përditshmja greke, Prothothema shkruan se pasagjeri lituanez ndodhej në një vend ku ekuipazhet po largoheshin vazhdimisht. Ai dyshohet se është ngjitur vetëm në kuvertë dhe prej andej ekuipazhet e kanë zbritur.

Ekipet e shpëtimit kanë hipur në anije dhe sipas informacioneve në të njëjtën pikë ka të mbijetuar të tjerë, por pa ditur numrin e saktë. Raportohet që në total janë rreth 11 të zhdukur.

Djegia e tragetit në Korfuz, gjendet gjallë pasagjeri i zhdukur, vijon
Momenti i shpëtimit të pasagjerit

Në kërkim të të zhdukurve, ndodhet në terren ekipi i shpëtimtarve i përbërë  nga 14 persona. Operacioni i shuarjes së flakëve pritet të zgjasë për ditë të tëra, ndërsa, përpara se anija të afrohet në portin e Kassiopit, nafta do të pompohet për të parandaluar çdo rrjedhje dhe ndotje të mjedisit detar.

Në momentin e zjarrit, u vlerësua se kishte rreth 700 ton karburant në rezervuarët e Euroferry Olympia.

Paraprakisht, pas një urdhri verbal të Prokurorit të Korfuzit, kapiteni dhe 2 personat që ndodheshin në anije ishin arrestuar nga Autoriteti Portual i Korfuzit. Pas dëshmive në prokurori, ata janë lënë të lirë, ndërsa është urdhëruar ekspertiza paraprake për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit dhe kushtet e lundrimit të Euroferry Olympia.

Të fundit