Flash News

Rajoni

Donfried: Sanksionet kundër Rusisë janë në tavolinën e Serbisë, Vuçiç e di mirë ku e ka vendin

Donfried: Sanksionet kundër Rusisë janë në tavolinën e

Ndihmëssekretarja e amerikane e Shtetit Karen Donfried, vizitoi dy ditë më parë Serbinë ku zhvilloi një takim me zyrtarë të lartë të qeverisë mes tyre edhe presidentin serb Aleksandër Vuçic dhe kryeministren Ana Brnabiç.

Në një intervistë për medien serbe ‘Politika’, Donfried ka zbardhur detaje nga takimi dhe biseda me zyrtarët serbë. Zyrtarja e lartë e DASH pohoi se vota e Beogradit kundër Rusisë, duke dënuar agresionin rus në Ukrainë, është e rëndësishme duke i rikujtuar presidentit Vuçiç, vendin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Kam pasur një bisedë magjepsëse me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin. Vuçiq e ka shumë të qartë se ku e sheh të ardhmen e Serbisë, e kjo është BE-ja. Shumë ishin të befasuar nga veprimi i paprovokuar dhe agresiv i Rusisë në Ukrainë, dhe paqëndrueshmëria rajonale sigurisht që nuk është një qëllim që aspiron askush. Si ta rrisim stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik në Serbi dhe në rajon? Mendoj se duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për ta bërë Serbinë t'i arrijë më shpejt ato synime”, ka thënë Donfried për “Politika”.

Donfried përcolli mesazhin e saj për Serbinë në emër të presidentit amerikan Joe Biden, duke theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes SHBA-së dhe Serbisë.

“Fillimisht, dua të them se është e mrekullueshme të jem sërish në Beograd, këtë herë në rolin e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë. Mesazhi im ishte se administrata e Presidentit Joseph Biden dëshiron të forcojë lidhjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, duke thelluar marrëdhëniet ekonomike dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë”, është shprehur zyrtarja e DASH.

Duke i mëshuar rëndësisë së sanskioneve ndaj Rusisë, përballë dëmeve që ka shkaktuar lufta e saj afro dy mujore në Ukrainë, Donfried theksoi se Serbia duhet të pozicionohet krah Bashkimit Evropian dhe SHBA-së. Donfried deklaroi se çështja e sanksioneve të Rusisë ëxhtë tashmë në tavolinën e Serbisë.

“Në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Serbia mori anën e 141 vendeve që votuan për të dënuar pushtimin rus dhe për të kërkuar tërheqjen e Rusisë, dhe vetëm pesë vende votuan kundër. Këto ishin vendimet e Serbisë, por kur pamë se Serbia u rreshtua në anën e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, ishte e rëndësishme, veçanërisht në kontekstin e qëllimit zyrtar strategjik të Serbisë - anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Prandaj mendoj se është shumë e rëndësishme. Dua të them se Serbia do t'i bashkohet BE-së dhe SHBA-së për të dënuar veprimet ruse. Çështja e sanksioneve tani është padyshim në tavolinë përballë Serbisë. Ne mbështesim Serbinë në harmonizimin e mëtejshëm me Shtetet e Bashkuara dhe BE. Është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të mbështesin Ukrainën në luftë, por gjithashtu t'i bëjnë të ditur Rusisë se ajo duhet të paguajë çmimin për atë që bën. Ky është qëndrimi ynë dhe Serbia duhet të vendosë vetë se si do të veprojë kur bëhet fjalë për sanksionet”, tha Donfried.

Të fundit