Flash News

Rajoni

‘Dorëzohet’ Vuçiç: Vendimi i Kosovës për targat do të nisë së zbatuari nga 1 shtatori

‘Dorëzohet’ Vuçiç: Vendimi i Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pranoi se nga data 1 shtator do të nisë së zbatuari vendimi i qeverisë së Kosovës për targat serbe.

Është e qartë se nuk ka marrëveshje për targat, që do të thotë se do të fillojë së zbatuari më 1 shtator. Megjithatë, është një afat prej dy muajsh, kështu që do të shohim”, tha Vuçiç në një konferencë për mediat në Beograd.

Lidhur me vendimin për dokumentet serbe, Presidenti serb kërkoi që nga ky vendim të përjashtohen serbët që jetojnë në Kosovë.

Ai tha se Serbia do të pranojë dokumentet e Kosovës, por me një kusht, që ato të kenë një përjashtim:

“Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga ana e Prishtinës [Kosovës] bëhet ekskluzivisht për arsye praktike të lehtësimit të pozitës së qytetarëve dhe mundësimit të lirisë së lëvizjes në përputhje me Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes që është arritur në dialog më 2011 dhe nuk mund të interpretohet si njohje e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga Rezoluta 1244” e Kombeve të Bashkuara, tha Vuçiç.

“Ky është një përjashtim që ne do ta aplikojmë gjithkund”, tha Vuçiç, duke thënë se po insistohet që serbët në veri të Kosovës të mund të hyjnë në Kosovë me dokumente të Serbisë, por shtoi se për këtë gjë po pret përgjigje nga zyrtarët evropianë.

 

Të fundit