Flash News

Rajoni

Dritan Abazoviç flet për qeverinë e re: Hoqëm dorë nga posti i kryeministrit

Dritan Abazoviç flet për qeverinë e re: Hoqëm dorë

Kryeministri në detyrë Dritan Abazoviç, tha se partia e tij URA nuk do të ketë një kandidat për kryeministër në zgjedhjet për formimin e qeverisë së re.

Abazoviç është shprehur se partia e tij synon të mbulojë sektorin e sigurisë dhe se me PKSH dhe minoritetet të ketë një ministri më shumë në Qeverinë e Malit të Zi, raporton RTCG.

“Karrigia e Dritanit nuk është pengesë. Kemi kërkesat tona në kuvend dhe jemi të vetmit që i kemi paraqitur me ndershmëri. Ne hoqëm dorë nga posti i kryeministrit”, ka thënë Abazoviç pas përfundimit të mbledhjes me shumicën parlamentare.

Dritan Abazoviç u shkarkua pasi Kuvendi  Malit të Zi votoi më 20 gusht mocionin e mosbesimit. Qeveria u rrëzua me 50 vota pro dhe një kundër. 

Të fundit