Flash News

Rajoni

Dritan Abazoviç mandatohet për formimin e qeverisë së re në Mal të Zi

Dritan Abazoviç mandatohet për formimin e qeverisë së re

Presidenti malazez Milo Gjukanoviç ka mandatuar Dritan Abazoviçin për formimin e qeverisë së re.

Abazoviç dhe Gjukanoviç u takuan gjatë ditës së sotme, menjëherë pasi presidenti përfundoi bisedimet dhe konsultimet me partitë politike për formimin e qeverisë së re.

Largimi nga koalicioni qeverisës i zv.kryeministrit Abazoviç erdhi si shkak i rënies së qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç, me një mocion mosbesimi në 4 Shkurt.

Të fundit