Flash News

Rajoni

Dritan Abazoviç "tërbon" serbët me urimin për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Dritan Abazoviç "tërbon" serbët me urimin për

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka uruar sot 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke shtuar më tej se i gëzohet bashkëpunimit që do të sillte përfitime për qytetarët e të dy vendeve.

Ai përgëzoi qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare më 14 shkurt, të cilat, siç deklaroi ai, ishin një shembull i demokracisë dhe vullnetit të shprehur lirisht të qytetarëve.

“Ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore midis dy vendeve tona, ne po shohim përpara për bashkëpunim që do të sjellë përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës. Merrni shprehjet e respektit tim më të lartë dhe përshëndetjet e përzemërta.

Ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, deklaroi Abazoviç në mesazhin e tij.

Por ky urim për Kosovën nga zv/kryeministrit malazez, nuk është pritur mirë në Beograd dhe kjo vërehet nga titutj e mediave.

"Abazoviç përgëzoi pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë", "Abazoviç uroi 'pavarësinë" e Republikës së rremë të Kosovës", "Kjo është faleminderit për donacionet", Abazoviç uroi pavarësinë e njëanshme të Kosovës", janë disa nga titujt e mediave serbe.

Të fundit