Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Javën e kaluar, Republika e Kosovës përjetoi një seri sulmesh: së pari, granata dore shpërthyen pranë stacionit policor të Kosovës në Zveçan në veri të vendit, i populluar kryesisht me serbë. Disa ditë më vonë, një granatë dore shpërtheu në bashkinë e Zveçanit. Menjëherë pas kësaj, një shpërthim dëmtoi një kanal të rëndësishëm uji jo larg qytetit të Mitrovicës, i cili është i rëndësishëm për furnizimin me ujë të banorëve të veriut të Kosovës dhe për ftohjen e termocentralit.
Ende është e paqartë se kush qëndron pas sulmit. Qeveritë e Serbisë dhe Kosovës akuzojnë njëra-tjetrën për përgjegjësi. Por sulmi në kanalin Ibër-Lepenc u dënua nga Bashkimi Evropian si një "sulm terrorist": "Është një akt i neveritshëm sabotimi kundër infrastrukturës kritike civile të Kosovës," tha shefi i politikës së jashtme të BE-së në largim, Josep Borrell.
Pavarësisht nga rezultati i hetimeve, mund të thuhet se nga viti 2022 ka pasur një sërë veprimesh dhe kërcënimesh të dhunshme nga Serbia kundër Kosovës. Në shtator të vitit të kaluar, një grup paraushtarak i infiltruar nga Serbia dhe i armatosur me armët e forcave të armatosura serbe sulmoi policët e Kosovës. Një polic dhe tre sulmues u vranë në një "akt terrorist" të dënuar nga BE. Brukseli kërcënoi me sanksione, por kaq ishte. Më vonë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq i zhvendosi forcat e tij të armatosura afër Kosovës. Vetëm ndërhyrjet e SHBA-së dhe NATO-s e detyruan Vuçiqin të ndalonte tanket e tij. Një skenar i ngjashëm ka ndodhur edhe në dhjetor 2022.
"Bota serbe"
Gjatë ndërmjetësimit të BE-së në mars 2023, Vuçiqi dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti ranë dakord verbalisht për të përmirësuar marrëdhëniet. Në të njëjtën mbrëmje, i pyetur se kur do të nënshkruhet marrëveshja, Vuçiq tha në televizion: "Kam dhimbje të padurueshme në dorën time të djathtë, e unë mund të nënshkruaj vetëm me dorën time të djathtë. Pritet që këto dhimbje të zgjasë edhe në katër vitet e arshshme".
Në maj të vitit 2023, pasuan sulmet serbe ndaj forcës paqeruajtëse të NATO-s, KFOR-it, në të cilat u plagosën 90 ushtarë, disa prej tyre rëndë. Pasi KFOR-i u rrit në gati 5000 ushtarë në fund të vitit të kaluar, dhuna në Kosovë u zvogëlua.
Në qershor të vitit 2024, në Beograd u mbajt një konferencë ndërqeveritare nën udhëheqjen e Vuçiqit me qëllim zbatimin e konceptit "Bota Serbe". Nocioni bazohet në termin "Bota Ruse". "Bota Serbe" është një përshkrim i ri i projektit "Serbia e Madhe" që presidenti serb Slobodan Millosheviq zbatoi gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990, domethënë bashkimin e të gjitha zonave të banuara nga serbët.
Lavdërim nga Presidenti i Komisionit Evropian
Në prill të vitit 2024, komandanti suprem i NATO-s për Evropën, gjenerali amerikan Christopher Cavoli, paralajmëroi urgjentisht për konflikte të reja të armatosura në Ballkanin Perëndimor. Rusia, tha ai, po përdor aktorët serbë për të ndezur tensionet në rajon dhe për t'i kthyer grupet e ndryshme etnike kundër njëri-tjetrit. "Sulmet ndaj policëve të Kosovës dhe grumbullimi i trupave serbe në kufirin me Kosovën veriore përfaqësonin kërcënimin më të madh të dhunës ndërshtetërore që nga fundi i luftës së vitit 1999 dhe demonstruan një nivel shqetësues kërcënimi në rajon," tha Cavoli.
Këto ngjarje nuk u diskutuan gjatë vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe bisedës me Vuçiqin në Beograd në tetor 2024. Vuçiç dhe qeveria e tij u lavdëruan dhe u shpërblyen në mënyrë eksplicite: Von der Leyen konfirmoi se Vuçiç kishte bërë një "punë të shkëlqyer" me një " program të shkëlqyer të reformave” dhe paralajmëroi ndihmë financiare për Serbinë në qindra milionë euro.
"I dashur Aleksandar," tha von der Leyen, "ju keni treguar se jeni të vendosur të nxisni për reforma, veçanërisht në aspektin e shtetit ligjor dhe demokracisë. Ju keni treguar se fjalët tuaja pasohen nga vepra!"
Modaliteti hibrid
Lavdërimet e presidentit të BE-së janë në kontrast të plotë me analizat e shumta të instituteve dhe organizatave joqeveritare të njohura. Sipas Projektit Botëror të Drejtësisë, Serbia renditet e 94-ta midis Beninit dhe Kinës për sa i përket sundimit të ligjit. Të gjitha vendet e krijuara nga shpërbërja e Jugosllavisë janë në pozitë më të mirë, ndër to edhe Kosova, e cila është në vendin e 58-të. Sipas Transparency International, Serbia renditet e 104-ta nga 180 vende në indeksin e korrupsionit. Dhe Human Rights Watch përshkruan një pamje të zymtë të lirisë së medias dhe vëzhguesit e zgjedhjeve i kanë kritikuar zgjedhjet e dhjetorit 2023 - si as të lira dhe as të drejta. Freedom House e ka quajtur prej kohësh regjimin serb "hibrid", do to thotë diçka midis demokracisë dhe autokracisë.
Qeveria serbe aktualisht po merr masa shtypëse kundër shoqërisë civile pas protestave kundër minierave të planifikuara të litiumit dhe rrënimit në stacionin hekurudhor në Novi Sad, në të cilat vdiqën 14 persona. Në të njëjtën kohë, regjimi i Vuçiqit, i cili po reagon gjithnjë e më me nervozizëm nga brenda, po intensifikon në mënyrë dramatike kontaktet me qeveritë e Rusisë, Kinës, Bjellorusisë dhe Iranit në nivel ushtarak, sigurisë, në nivelin politik dhe ekonomik. Duket se mungesa e kritikave nga BE-ja, së bashku me ndihmën e madhe financiare të pakushtëzuar, po arrin pikërisht të kundërtën e qëllimit të dëshiruar, që është qetësimi i Ballkanit Perëndimor.
Sundimi i drejtësisë dhe litiumi
"Siç e dini, Serbia nuk është vetëm një partner strategjik, por edhe një aleat i Rusisë," i tha i besuari më i afërt i Vuçiçit, zëvendëskryeministri Aleksandar Vulin, presidentit rus Vladimir Putin në një takim në Vladivostok në shtator, i cili u sanksionua nga SHBA për afërsinë e tij me Moskën.
Në një intervistë për "Rusia Today" në kuadër të samitit të BRICS, Vulini u ankua edhe për përfaqësuesit e BE-së dhe NATO-s, të cilët vazhdimisht i bënë thirrje qeverisë serbe të mbështesë sanksionet e BE-së kundër Moskës. Megjithatë, Vulini i premtoi audiencës ruse se Serbia nuk do të bënte kurrë një "tradhti të madhe" të tillë. "Jam krenar për marrëdhëniet e mia me Rusinë dhe do të luftoj deri në ditën e fundit të jetës sime për t'i afruar ato".
Që kur kancelari gjerman Olaf Scholznisi një marrëveshje miliarda eurosh për litium midis Brukselit dhe Beogradit në korrik, gjërat kanë filluar të ziejnë në Ballkanin Perëndimor. Një ish-diplomat gjerman dhe ekspert për Ballkanin, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha se BE e sheh tani Ballkanin vetëm si "një rajon nga i cili vijnë kujdestarët" me "burime të tilla si litiumi". "Autokratët si Vuçiq" janë të dobishëm këtu, sepse ata mund të shtyjnë më së miri projektet e diskutueshme vendase si biznesi i litiumit.
Një ekspert për Ballkanin në Universitetin e Gracit, profesor Florian Bieber, komenton në llogarinë e tij X: "Sot, BE dhe Gjermania kanë shkëmbyer demokracinë, shtetin e së drejtës dhe perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit në BE me litium. Në Serbi nuk ka institucione apo media të pavarura, as vend për një shoqëri civile kritike”.
Siç është paralajmëruar, Vuçiq do të takohet me kancelarin Olaf Scholz të martën e ardhshme në Freiberg të Saksonisë. Tema e takimit është "Shfrytëzimi i qëndrueshëm i litiumit". DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38