Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Që nga pushtimi rus i Ukrainës rreth dy vite më parë, presidenti ukrainas Zelenskyy ka ripërsëritur në vijimësi thirrjen e tij për ndihmë ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e Bashkimit Europian. Në Samitin Ukrainë-Europa Jug-Lindorembajtur në Tiranë në ditët e fundit të muajit shkurt, ai shkoi një hap më tej dhe sugjeroi bashkëprodhim armatimi me shtetet e Ballkanit Perëndimor. "Propozoj një forum të përbashkët në industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës, Ballkanit dhe partnerëve tanë” – tha ai.
Kjo kërkesë shtron pyetjen, nëse rajoni është teknikisht në gjendje që të përmbushë dëshirën e Zelenskyt. Dhe nëse është, a do të bashkëpunojë Serbia, vend i njohur për lidhjet e saj të ngushta politike me Rusinë?
Pse Zelensky përzgjodhi Ballkanin Perëndimor?
"Edhe pse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë një prodhim domethënës të armatimit të rëndë luftarak, ato kanë një sërë fabrikash për prodhimin e municioneve, dhe municionet janë ato që i interesojnë Ukrainës” – thotë hulumtuesja serbe Katarina Djokic, nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm, SIPRI. Në një analizë për Deutsche Welle, Djokic thotë se pjesa më e madhe e prodhimit të armatimit në rajon është i përqëndruar në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi, me disa kompani që prodhojnë municione në një gamë të gjerë kalibrash dhe lloje të ndryshme armësh, përfshirë sisteme të artilerisë dhe mortaja.
"Kemi pak të dhëna të besueshme se sa këto kompani janë në gjendje të prodhojnë gjatë vitit dhe sigurisht ky prodhim është shumë larg nevojave të Ukrainës, por Ukraina kërkon municione aq sa të mundet, prandaj dhe interesi i saj për prodhimin e Ballkanit Perëndimor nuk është surprizë” – thotë Djokic.
Cilat shtete të Ballkanit Perëndimor prodhojnë armatime?
Raporti më i fundit nga SEESAC, Zyra për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta në Europën Jug - Lindore dhe Lindore, tregon se gjatë vitit 2021, Serbia kryesoi listën e vendeve të rajonit si eksportuesi më i madh i armëve dhe municioneve, duke përbërë rreth 65.79% të eksporteve totale të Ballkanit Perëndimor, me një fitim në vlerën 1.3 miliardë euro. Vendin e dytë e mban Bosnje-Hercegovina, me 31.75% të eksporteve totale të rajonit.
Sipas të dhënave të vëna në dispozicion nga vetë këto shtete, rezulton se Shqipëria eksporton kryesisht municione, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi eksportojnë mitralozë të kalibrit 12.7 mm dhe automatikë, bomba dhe raketa, Maqedonia e Veriut eksporton municione dhe bomba, ndërsa Serbia një gamë më të gjerë armësh dhe municionesh, duke përfshirë bomba, granata, silurë dhe raketa.
Çfarë pozicioni mban Serbia?
Edhe pse presidenti serb Aleksandër Vuçiç e përshëndeti me përzemërsi presidentin ukrainas Zelenskyy në samitin e Tiranës, ai nuk bëri deklaratë zyrtare pas kërkesës së Zelenskyyt për prodhimin e përbashkët të armatimeve.
E vetmja deklaratë ndaj kësaj kërkese u bë nga kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili gjatë samitit u tha gazetarëve se "presidenti Zelensky na foli rreth një mundësie bashkëpunimi, çka nënkupton investim, prodhim dhe bashkëpunim, dhe sigurisht që secili prej nesh tha ‘Po', jo vetëm Shqipëria”.
Serbia e ka dënuar luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, por ajo nuk i ka vënë kurrë sanksione shtetit rus. Katarina Djokic, thotë se pozicioni i politikës së jashtme dhe asaj të sigurisë "mund të përshkruhet më mirë si oportuniste sesa e orientuar drejt Rusisë”. Ajo thekson se kjo reflektohet edhe në eksportet serbe të armëve. "Nuk diskutohet nëse Serbia do të pranojë të dërgojë armatim në Ukrainë, sepse sipas burimeve publike të inteligjencës, Serbia po e bën aktualisht këtë, edhe pse përmes vendeve të treta”. "Në mediat sociale kanë qarkulluar disa fotografi që tregojnë trupat e ushtrisë ukrainase duke përdorur armatim të prodhuar në Serbi. Gjithsesi qeveria vendase e konsideron këtë si një çështje delikate për politikën e brendshme dhe nuk ka të ngjarë që t'i pranojë publikisht këto eksporte” – sqaron Djokic për DW.
Sipas saj, kur gjatë vitit të kaluar rrodhën dokumente amerikane që tregonin se Serbia ishte e gatshme të eksportonte armë në Ukrainë, ose kishte nisur ta bënte, presidenti serb udhëroi një pezullim të përkohshëm të të gjithë eksporteve të armëve, zyrtarisht me argumentin se u duhej dhënë përparësi Forcave të Armatosura Serbe, por me shumë gjasa ky ishte një veprim për të menaxhuar pasojat e dëmit të shkaktuar.
"Deklaratat e tij të fundit, që ‘ne nuk mund të eksportojmë armatim sepse na nevojitet për vete', nuk do të thonë se armatimet e prodhuara në Serbi nuk do ta gjejnë rrugën për në Ukrainë”.
Çfarë mund të bëjë Shqipëria?
Ermal Jauri, nga "George C. Marshall Albania Alumni Association”, thotë se modernizimi i kohëve të fundit i ish-bazës ajrore të Kuçovës me fondet e NATO-s është shembulli i përkryer i asaj çka mund të arrihet. Ai thotë se fabrikat e dikurshme të prodhimit të municioneve dhe bazat e vjetra ushtarake janë pjesërisht funksionale nga ana teknike dhe janë të certifikuara me sistemin e cilësisë së ndërmarrjes GOST.
"Me investimin e duhur, këto qendra rivitalizohen dhe kthehen në funksionalitet të plotë në një kohë të shkurtër” – i tha Jauri DW. Para viteve '90, këto qendra prodhonin municione për mortaja, "Kallashnikov”, pistoleta "Makarov” dhe "Parabellum”, pushkë të tipit "Simonov”, granata dore ofensive dhe difensive si dhe mina kundër personel.
"Nëse Shqipëria përfshihet në një nismë të tillë, do të ishte një hap madhor drejt përmirësimit të sigurisë së vendit dhe të gjithë rajonit” – analizon Jauri.
Me apo pa mbështetjen e Bashkimit Europian?
Në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, pak kohë më parë, presidenti Zelensky u kërkoi partnerëve të BE-së që të dërgonin me urgjencë më shumë armatim dhe municione në Ukrainë. Kërkesa e tij erdhi pak javë pasi Unioni pranoi publikisht se ishte shumë pranë arritjes së objektivit që i kish vënë vetes për të dërguar miliona predha artilerie në Ukrainë deri në fund të marsit.
Josep Borrell, diplomati më i lartë i BE-së, më herët gjatë këtij viti u pati bërë thirrje vendeve anëtare që të ndalonin transportin e armëve drejt shteteve të tjera, përveç Ukrainës. "Të mos bërit asgjë nuk është alternativë” – tha ai, duke theksuar se "shtetet anëtare të BE-së duhet të gjejnë mënyra për të rritur mbështetjen ndaj Ukrainës, veçanërisht për dërgesat e municioneve aq shumë të nevojshme”.
Pra, cilat vende europiane janë në kushtet për të ndihmuar Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor që të prodhojnë armatim së bashku?
"Qeveria gjermane ka shfaqur interes për financimin e armatimeve për Ukrainën, nga vendet jo-anëtare të BE-së. Franca gjithashtu ka treguar se do të ishte e hapur të blinte municione për Ukrainën, të prodhuara në vendet jo-BE” – thotë Djokic. "Me Berlinin dhe Parisin në ekip, do të ishte më tepër i mundshëm edhe përdorimi i fondeve të Bashkimit Europian”.
Sipas Jaurit, një nismë e tillë nuk mund të realizohet pa mbështetjen e aleatëve të Ballkanit Perëndimor, si NATO dhe BE. "Kjo, jo sepse aleatët nuk janë në gjendje të prodhojnë municion dhe pajisje luftarake në vendet e tyre, por mbështetja e tyre për krijimin e një industrie të tillë në Ballkanin Perëndimor, do të ulte ndjeshëm dhe kostot e tyre në prodhimin e tyre.”/ DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38