Flash News

Rajoni

Dy plumba në zarf, kërcënohet me jetë ish-kryeministri italian Matteo Renzi

Dy plumba në zarf, kërcënohet me jetë ish-kryeministri

Ish kryeministri italian Matteo Renzi ka marrë një zarf anonim që përmban dy plumba, thanë anëtarët e partisë së tij Italia Viva (IV) në mediat sociale.

Lajmi është dënuar gjerësisht nga politikanët italianë, të cilët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj kërcënimeve për politikanët.

"Është koha t'i themi mjaft kësaj politike të dhunës dhe urrejtjes," tha Teresa Bellanova, Zëvendës Ministre dhe anëtare e IV.

"Matteo, ne jemi në krahun tënd, me forcë dhe krenari, nuk do të frikësohemi," shtoi ajo në Facebook.

Presidentja e Dhomës, Maria Elisabetta Alberti Casellati, i telefonoi ish-Kryeministrit për të shprehur solidaritetin e saj.

Renzi postoi në Facebook pas reagimeve të shumta duke thënë: "Faleminderit të gjithëve. Le të ecim përpara së bashku me liri dhe guxim".

Ai shërbeu si Kryeministër i Italisë nga 2014 në 2016 dhe mbetet në Senat si drejtuesi i IV.

 

Të fundit