Flash News

Rajoni

Dy kongresmenë letër Trumpit për të asistuar në një marrëveshjeje të përhershme Kosovë-Serbi

Dy kongresmenë letër Trumpit për të asistuar në

Përfaqësuesja republikane e Nju Jorkut, Claudia Tenney, dhe kongresmenja demokrate Chrissy Houlahan i dërguan Presidentit Donald Trump një letër duke e inkurajuar atë të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje midis Beogradit dhe Prishtines, shkruiajnë mediat amerikane. 

Ato theksuan se të dyja palët duan lidhje më të ngushta me SHBA-në dhe se i besojnë Presidentit Trump.

Në letrën, të cilën Tenney e publikoi edhe në X, kongresmenet theksuan se është një "moment unik në histori" në të cilin Presidenti Trump dhe administrata e tij mund të krijojnë paqe të qëndrueshme midis dy palëve që janë strategjikisht shumë të rëndësishme në territorin e Ballkanit Perëndimor.

"Udhëheqja e pakrahasueshme e Presidentit të SHBA-së në Marrëveshjen e Uashingtonit të vitit 2020 dhe Marrëveshjet e Abrahamit treguan se çfarë është e mundur", tha Tenney dhe si presidente e Grupit Kongresional të Serbisë, ajo e ftoi Trump të vizitojë Beogradin dhe Prishtinen, të fillojë bisedime të drejtpërdrejta dhe të punojë për një marrëveshje për normalizimin.

Dy kongresmenë letër Trumpit për të asistuar në

Dy kongresmenet i bënë thirrje Trumpit që të përdorë "ndikimin e tij në rajon" për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje normalizimi midis Beogradit dhe Prishtines që do të ndihmonte stabilitetin rajonal.

Ato treguan se Ballkani Perëndimor është një rajon kritik në botë, i cili shpesh harrohet, ndërsa paqëndrueshmëria në Ballkanin Perëndimor është shpesh një pararendës i paqëndrueshmërisë globale dhe konflikteve të mëdha.

"Ballkani Perëndimor është porta lidhëse midis botës perëndimore dhe asaj lindore. Si Serbia ashtu edhe Kosova kanë qenë prej kohësh aleatë të fortë të SHBA-së që bashkëpunojnë me forcat tona të armatosura dhe agjencitë e inteligjencës. Megjithatë, marrëdhëniet e tendosura midis Serbisë dhe Kosovës kanë krijuar një efekt të valëzuar të paqëndrueshmërisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ne besojmë se një marrëveshje e mundshme paqeje dhe një marrëveshje për njohje të ndërsjellë midis Serbisë dhe Kosovës mund të jetë një katalizator për krijimin e një Ballkani Perëndimor më të qëndrueshëm dhe paqësor", thanë kongresmenet.

Të fundit