Flash News

Rajoni

E infektuar me Covid-19, ndërron jetë 17-vjeçarja në Maqedoninë e Veriut

E infektuar me Covid-19, ndërron jetë 17-vjeçarja në

Një 17-vjeçare e infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka ndërruar jetë. Mësohet se 17-vjeçarja ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese si diabeti kronik dhe nuk ka qenë e vaksinuar.

Sipas autoriteteve shëndetësore, viktima kishte shfaqur probleme shëndetësore 9 ditë para se të shtrohej në Spitalin Infektiv të Shkupit. Pacientja kishte kërkuar ndihmë për herë të parë në Spitalin e Manastirit, ku kishte shfaqur vështirësi në frymëmarrje.

Dje 17-vjeçarja ka shfaqur gjendje të rënduar shëndetësore që u pasua me përkeqeësimin e parametrave të zemrës. Sot në mëngjes u njoftua nga spitali se p[pacientja ndërroi jetë.

 

Të fundit