Flash News

Rajoni

E pazakontë në Serbi/ Shqiponja dykrenare shfaqet duke 'kapur për fyti' atë serbe në një billbord

E pazakontë në Serbi/ Shqiponja dykrenare shfaqet duke 'kapur
NJë rast i pazakontë ka tronditur Serbinë sot. 

Siç raporton media serbe B92, në një billbord të qytetit të Valevës (Valjevo), është shfaqur një imazh i cili paraqet flamurin serb në një çosh dhe në anën tjetër shqiponjën dykrenare shqiptare në prapavijë të kuqe dhe me plisa në kokë, e cila e ka kapur për fyti shqiponjën serbe.

Fotografia është publikuar në Instagram në faqen “valjevo_live”.

Billbordi në qendër të qytetit. Besohet se është hakuar dhe se kjo është një prej provokimeve”, shkruhet në njoftim.

Ndërkaq, në komentet e këtij postimi, është paraqitur një person që pretendon se është pronar i billbordit në fjalë.

“Jam pronari i billbordit i cili mbrëmë është hakuar. Me të marrë vesh, e kam fikur të njëjtin, ndërsa rasti do të raportohet te organet kompetente”, ka shkruar ai.

 

Të fundit