Flash News

Rajoni

E pushtuar nga flakët e "ferrit", grekët “arratisen” nga deti për t’i shpëtuar zjarrit

E pushtuar nga flakët e "ferrit", grekët

Mijëra njerëz u larguan nga zjarret që dolën jashtë kontrollit në Greqi këtë të premte, ku ndër vatrat më të rrezikshme është zjarri në veri të kryeqytetit grek Athinës që shkaktoi një humbje jete.

Sipas mediave të huaja, shefi i Mbrojtjes Cvile në Greqi raportoi se zjarrfikësit po luftojnë me 56 zjarre aktive. Urdhrat e shumtë të evakuimit u lëshuan për dhjetëra fshatra në rrethinat dhe ishullin e afërt të Evias, si dhe vendbanimet periferike në periferi të Athinës, ku zjarri dogji pyje dhe shtëpi, duke shkuar drejt Liqenit Marathon, rezervuari kryesor i ujit në kryeqytet.

Erërat e zhvendosura pasditen e së premtes bënë që flakët jashtë Athinës dhe Eviasë të ndryshonin në mënyrë të përsëritur drejtimin, ku në disa raste u kthyen për të kërcënuar zonat që u shpëtuan vetëm para pak kohësh nga flakët e zjarrit.

E pushtuar nga flakët e "ferrit", grekët

"Ne vazhdojmë përpjekjet tona orë për orë për të trajtuar zjarret e shumta me të cilat përballemi sot," tha Hardalias. "Kushtet janë jashtëzakonisht të rrezikshme."

Në Evia, roja bregdetare ndërmori një operacion të madh për të evakuuar qindra banorë dhe pushues nga deti, duke përdorur anije patrullimi, anije peshkimi dhe anije të tjera private. Një urdhër i ri evakuimi nga deti u lëshua për fshatin Limni, fillimisht i kursyer nga zjarri, ku banorët u nxitën të niseshin në drejtim të portit për të marrë varkat.

E pushtuar nga flakët e "ferrit", grekët

"Ne po flasim për apokalipsin, nuk di si ta përshkruaj atë," tha Sotiris Danikas, kreu i rojes bregdetare në qytetin Aidipsos në Evia.

Roja bregdetare tha se 668 njerëz ishin larguar nga plazhet në verilindje të Evisë pasi flakët penguan transportin me të gjitha mjetet e tjera të arratisjes.

Të fundit