Flash News

Rajoni

Edhe Maqedonia e Veriut raporton 11 viktima nga Covid-19 në 24 orë, por vetëm 83 raste të reja

Edhe Maqedonia e Veriut raporton 11 viktima nga Covid-19 në 24 orë,

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja në raportet ditore nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 700 testime për Covid-19 dhe prej tyre 83 kanë rezultuar pozitiv.

Ky është numri më i ulët i të prekurve që nga muaji korrik i këtij viti. Në 24 orët e fundit 11 pacientë kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës. Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar gjithsej  419 persona brenda 24 orëve të fundit.

Të fundit