Flash News

Rajoni

Edhe Zoran Zaev pro legalizimit të marijuanës: Do ndihmojë në zhvillimin e sektorit të shërbimeve 

Edhe Zoran Zaev pro legalizimit të marijuanës: Do ndihmojë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është shprehur pro legalizimit të përdorimit të marijuanës.

Sipas Zaev, përdorimi i kësaj lënde narkotike do ndikojë në zhvillimin e sektorëve të turizmit dhe hotelerisë.  

“Personalisht mbështet edhe legalizimin e marijuanës. Gjitha objektet ekzistuese dhe të reja, në përputhje me licencat që do t’i marrin, do të mund të shërbejnë konsumimin e marijuanës ose kanabisit, që definitivisht mund të ndihmojnë në zhvillimin e aktiviteteve shërbyese në shtet”, deklaroi Zaev.

Ai edhe në mandatin e kaluar vlerësoi se ideja e legalizimit të marihuanës për qëllime rekreative në qendrat turistike si një shembull nga jashtë do të ndikojë në rritjen e turizmit. Megjithatë, ai paralajmëron se për momentin shteti nuk është gati për këtë, megjithëse siç tha, diskutimi është i hapur.

 

Të fundit