Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Eksperti amerikan: Putini përfiton nga mungesa e stabilitetit në Ballkan

Në mënyrë indirekte pushtimi rus në Ukrainë paraqet kërcënim edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Edward Joseph, ligjërues në Universitetin për Studime të avancuara Ndërkombëtare “John Hopkins”, dhe njohës i zhvillimeve në Ballkan.
“Është kërcënues (pushtimi rus ndaj Ukrainës) në mënyrë indirekte. Shumë njerëz janë të brengosur, sidomos në Bosnjë, nga një luftë e befasishme. Nuk mund ta përjashtoni atë. Nuk mund të thoni se nuk do të ndodhë. Ose, se aspak nuk do të ndodhë ndonjë konflikt në Kosovë. Kështu që, mundet të ndodhë".
"Madje, ndikimi rus dhe objektivat ruse janë të përmbushura edhe pa luftë. Putini nuk fiton në Ballkan vetëm nëse ka luftë të re. Jo, Putini fiton me këtë ‘status quo’. Putini fiton duke ruajtur mungesën e stabilitetin në këtë rajon”, thotë Edward Joseph, duke nënvizuar se për presidentin rus, Vladimir Putin, paraqet fitore dhe bllokimi i procesit të integrimeve siç thotë në “kushte kur ky proces nuk shkon përpara, por lëviz prapa”.
“Putini thotë shikoni, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës as që mund ta rregullojnë këtë kaos. Njerëzit humbin interesim. E kam patjetër të potencoj edhe këtë se Vladimir Putini fiton kur aleatët e tij si Aleksandar Vuçic dhe Rumen Radev fitojnë. Kështu që, kur ata janë të fuqishëm, atëherë ai është fitues".
"Serbia është vendi i vetëm në Evropë që ende nuk i ka vënë sanksione Rusisë. Kjo paraqet fitore për të. Air Serbia fluturon për në Moskë. Kjo, gjithashtu, është dhe një fitore. Putini duhet të jetë i izoluar, ndërsa Serbia nuk e izolon. Ministri i Punëve të Jashtme do të takohet me Lavrovin.... Kështu që kjo është edhe një mënyrë se si fiton Putini”, vlerëson Joseph, njohës i zhvillimeve në Ballkan.
I pyetur rreth injorimit nga ana e Serbisë ndaj kërkesave të BE-së dhe SHBA-së që ta harmonizojë politikën e saj të jashtme me politikën perëndimore dhe të zbatojë sanksione ndaj Rusisë, Joseph thotë:
“Mendimi im është se është plotësisht e qëndrueshme për Aleksandar Vuçiqin që të mbrojë këtë pozicion. E para, e shikoni se sa muaj e ka këtë pozicion ai [Vuçiqi]. A shikoni ndonjë aksion, reaksion? Jo. A e shihni se është rritur vetëbesimi në Beograd? Po”.
“Ai [Vuçiqi] me Putinin nënshkroi kontratë furnizimi me gaz për tre vjet. Ai sërish e vazhdon raportin e varshmërisë me Putinin duke u shtirur se është i interesuar për anëtarësim në BE, megjithëse për 10 vjet nuk ka bërë pothuajse asgjë për anëtarësim në BE. Këtë manipulim do ta quaja sharadë [nga frëngjishtja charade-maskaradë, lojë]. Kjo sharadë vazhdon dhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk bëjnë asgjë për një shkak - për shkak të Kosovës dhe përparësisë që ka Beogradi ndaj Kosovës, për shkak se Bashkimi Evropian është i ndarë për sa i përket Kosovës”.
Joseph thekson se ndikimi rus paraqet kërcënim për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të rajonit, duke nënvizuar se çështja e nacionalizmit ekstrem në Bullgari si refleksion ia përkujton, siç shprehet, atë çka bën Rusia në Ukrainë.
“Mendoni se si Rusia dhe veçmas Putini e quan Ukrainën ‘vend artificial’. Qëndrimi i tij (kundrejt Ukrainës) është se ne jemi shumë më të fortë, ndërsa ju jeni më pak të fuqishëm. Ju jeni vend artificial. Ju në të vërtetë jeni rusë në njëfarë mënyre. Identiteti juaj nuk ekziston, ai është artificial".
"Kemi qasje të njëjtë nga Bullgaria, jo me forcë, por gjithsesi duke shfrytëzuar ndikimin e saj. Bullgaria e eksploaton ndikimin e saj si vend anëtar i BE-së që të thotë se në esencë ju (Maqedonia e Veriut) jeni vend artificial, dhe ju jeni vetëm krijesë artificiale jugosllave, ndërkohë që gjuha dhe historia juaj është e bazuar në identitetin tonë bullgar dhe ne jemi me më ndikim se ju. Pra, ku është dallimi këtu? Qasja është e njëjtë, vetëm taktika është e ndryshme”, vlerëson Edward Joseph. REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38