Flash News

Rajoni

Eksperti amerikan: Serbia do ta njohë Kosovën në këmbim të anëtarësimit në BE

Eksperti amerikan: Serbia do ta njohë Kosovën në këmbim

Eksperti amerikan Charles Kupchan shpreh bindjen se Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por sipas tij nuk dihet ende se kur do të ndodhë njohja.

“Ekziston një model për tejkalimin e ngërçit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por nuk është bërë shumë përparim në zbatimin e tij. Serbia do ta njohë përfundimisht pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës dhe një nga elementet kyçe të kësaj përpjekjeje, do të jetë integrimi i saj në Bashkimin Evropian. Megjithatë, mbetet të shihet se si dhe kur do të arrihet ky synim”, tha ai për Radio Europën e Lirë.

Gjithshtu nënvizoi se njohja formale duhet të jetë parakusht. Sipas ekspertit, kjo është “leva” që ka Bashkimi Evropian në marrëdhëniet me Serbinë.

Të fundit