Flash News

Rajoni

Eksperti tregon ‘kurthin’ që përgatiti Vuçiç: SHBA dhe Kurti kanë ngecur

Eksperti tregon ‘kurthin’ që përgatiti

Njohësi amerikan i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, Edward P. Joseph ka folur për çështjen e targave. Ai thotë se tashmë nëse Albin Kurti zmbrapset për çështjen e targave atëherë i bie që po i nënshtrohet poshtërimit të Beogradit, shkruajnë mediat kosovare.

Gjithashtu shton se nëse kryeministri i Kosovës nuk tërhiqet, atëherë Aleksandër Vuçiç mund të krijojë tensione në very, që janë edhe në favor të Rusisë. Joseph thotë se përballë kësaj situate, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngecur.

“Presioni për Albin Kurtin për targat nënkupton shpërblim për arrogancën e Vuçiçit”, ka shkruar Jospeh në rrjetet sociale.

Ai thekson se ndërkombëtarët duhet të injorojnë deklaratën e fundit të Vuçiç ku flet për “de-eskalim”, pasi e konsideron si një “marifet të Beogradit që Ëashingttoni duhet ta injorojë”.

 

Të fundit