Flash News

Rajoni

Çelja e negociatave, presidenti bullgar ka dy kushte për Maqedoninë e Veriut

Çelja e negociatave, presidenti bullgar ka dy kushte për

Bullgaria duket se e ka të vështirë të vendosë për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat e integrimit, duke u bërë kështu një faktor pengues edhe për Shqipërinë.

Presidenti bullgar Rumen Radev deklaroi se do të propozojë një dialog me parlamentin e RMV-së, për të gjetur një zgjidhje më të mirë dhe për t’i hapur derën negociatave të Maqedonisë së Veriut, raporton Klan Macedonia.

“Çështjen për RMV-në tashmë nuk e vendos Këshilli Evropian. Shpresoj se Qeveria ende është duke punuar për analizën e plotë të shkaqeve se përse nuk arritëm që t`i themi “Po” Maqedonisë së Veriut. Propozoj që Parlamenti bullgar të inicojë një dialog me parlamentin e RMV-së që të mund t`i kërkojmë zgjidhjet më të mira dhe të kemi mundësi që ta hapim derën sa më shpejtë të jetë e mundur”, deklaroi presidenti Radev.

Ndër të tjera, presidenti bullgar tha se Bullgaria do t’ia hapë dyert e negociatave RMV-së, vetëm me garanci dhe mbrojtje të interesave kombëtare.

“Bullgaria do t`ia hap dyert RMV-së vetëm me garanci dhe mbrojtje të interesit tonë kombëtar. Nëse arrijmë të miratojmë një vendim të këtillë, do të jetë bëjë akt historik, port ë mos harrojmë se ky proces plotësisht është në duart e vendit kandidat”, tha Radev.

 

 

Të fundit