Flash News

Rajoni

Escobar: Pres një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës në ditët në vijim

Escobar: Pres një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eksobar, shpreson se Beogradi dhe Prishtina do të arrijnë një marrëveshje në ditët në vijim për të ulur tensionet në veri të Kosovës, me mbështetjen e përfaqësuesit special të BE-së.  

Në një intervistë për Tanjug, Escobar i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të tregojnë fleksibilitet maksimal dhe të arrijnë një marrëveshje në ditët në vijim dhe në prag të afatit të 21 nëntorit, pas së cilës autoritetet kosovare njoftuan se do të ndëshkojnë pronarët e automjeteve me targa serbe të cilët nuk i kanë riregjistruar targat e tyre.

Palët duhet të dyfishojnë obligimet e tyre ndaj Dialogut, duke përfshirë zbatimin e marrëveshjeve tashmë të nënshkruara, që nënkupton fillimin e negociatave për themelimin e Bashkimit të Komunave Serbe”, tha ai.

I pyetur se si e sheh zgjidhjen e situatës së përgjithshme në veri të Kosovës, nëse beson se mund të arrihet një kompromis, duke pasur parasysh se kërkesa e Listës Serbe, e cila u tërhoq nga të gjitha institucionet e Kosovës, ishte respektimi i Marrëveshjes së Brukselit, Eskobar thotë se SHBA-të pajtohen me Bashkimin Evropian se ngjarjet e fundit janë shqetësuese.

"Tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren. Të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin”, thotë ai.

 

  

Të fundit