Flash News

Rajoni

Çfarë parashikon Rezoluta 1244 për dërgimin e trupave serbe në Kosovë

Çfarë parashikon Rezoluta 1244 për dërgimin e trupave

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç paralajmëroi dërgimin e trupave në Kosovë, duke bërë me dije se kërkesa do të dërgohet të enjten.

Ai tha se kjo kërkesë e Beogradit bazohet në rezolutën 1244. Por çfarë parashikon kjo rezolutë?

Rezoluta 1244, e miratuar në vitin 1999, ofroi një kornizë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, duke autorizuar vendosjen e një pranie ndërkombëtare, civile dhe ushtarake. Ajo themeloi një administratë ndërkombëtare tranzitore dhe mbikëqyri tërheqjen e forcave ushtarake serbe nga Kosova.

Neni 4 vërteton se pas tërheqjes, një numri të personelit ushtarak dhe policor, jugosllav dhe serb, do t’i lejohet kthimi në Kosovë, për t’i ushtruar funksionet në përputhje me aneksin 2.

Neni 6 i aneksit 2 përmend funksionet e mëposhtme:

Ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënjimi/pastrimi i fushave të minuara; mbajtja e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe; mbajtja e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare.

 

Të fundit