Flash News

Rajoni

Çfarë po përgatit Vuçiç teksa presioni për arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën është rritur

Çfarë po përgatit Vuçiç teksa presioni për

Aleksandër Vuçiç ka nisur lëvizjet për të siguruar mbështetje, pas presionit të lartë të ndërkombëtarëve për një marrëveshje me Kosovën.

Pas një mbështetjeje ‘online’, mediat opozitare atje shkruajnë se po bëhen plane për të marrë një mbështetje më të gjerë.

“Nova” raporton se janë duke u bërë përgatitje për organizimin e mitingjeve në mbështetje të Vuçiçit për shkak të “sfidave që rrethojnë Kosovën”.

Marrëveshja brenda partisë së Vuçiçit është që pas mbështetjes në rrjetet sociale, të vazhdojë mbështetja e hapur përmes tubimeve publike.

Përdoruesit e rrjeteve sociale ditëve të fundit kanë vërejtur një mbështetje të shtuar dhe dukshëm të orkestruar për presidentin e Serbisë nga anëtarët e partisë së Vuçiçit.

 

Të fundit