Flash News

Rajoni

Fitorja në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, Rama uron presidentin Vuçiç

Fitorja në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, Rama uron presidentin

Presidenti aktual i Serbisë dhe lideri i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura më 3 prill.

Prej ditës së djeshme ai ka pranuar urime nga zyrtarë të shumtë botërorë, shkruan mediat serbe Kurir.  Urime Presidentit Vuçic deri më tani i kanë dërguar Presidenti i Republikës Franceze Emanuel Macron, Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin, Presidenti i Republikës Çeke Miloš Zeman, Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev dhe presidenti i Republika e Kroacisë Zoran Milanovic.

Urimet nga Hungaria u dërguan nga presidenti Katalin Novak dhe kryeministri Viktor Orban, dhe në emër të Republikës së Sllovenisë presidenti Borut Pahor dhe kryeministri Janez Jansha. Presidenti Vuçiq ka pranuar urime edhe nga kancelari i Republikës së Austrisë, Karl Nehamer, nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, si dhe nga kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Të fundit