Flash News

Rajoni

Flamuri kuq e zi në Preshevë dhe Bujanovc acaron serbët: Kryetarët e komunave do të gjobiten

Flamuri kuq e zi në Preshevë dhe Bujanovc acaron serbët:

Ngritja e flamurit shqiptar në komunat e Presheveës dhe Bujanovcit nga kryetarët e tyre, Shqipërim dhe Nagip Arifi, ka ngjallur reagime të forta tek serbët.

Media serbe "Novosti", në artikullin e botuar shkruan se të dy krerët do të gjobiten në bazë të ligjeve serbe, të cilat ndalojnë vendosjen e stemës apo flamurit të një shteti të huaj në godinat shtetërore të Republikës së Serbisë, përveçse rasteve kur kjo lejohet në bazë të ndonjë traktati ndërkombëtar.

Ndërsa Bujanovačke raporton se flamujt janë ngritur mbrëmjen e së hënës, pak para se dy drejtuesit e të dyja komunave të udhëtonin në drejtim të Tiranës për të festuar festën kombëtare.

Sipas tyre, ndryshe nga vitet e kaluara kur kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi personalisht e vendoste flamurin e Shqipërisë në ballkonin e ndërtesës së komunës, në 111 Vjetorin e Pavarësisë nderin e ka patur Nevzad Lutfiu, ish-këshilltar në Kuvendin Komunal të qytetit.

Për shkak të vendosjes së flamurit shqiptar, policia prej vitesh ka ngritur kallëzime ndaj krerëve të komunave, zyrtarëve dhe drejtorëve të institucioneve publike, të cilët janë dënuar për shkelje të nenit 41, paragrafi 1, pika 3, të Ligjit për pamjen, përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Serbisë.

Ligji parashikon se personi juridik dënohet me gjobë prej 50.000 deri në 500.000 dinarë për kundërvajtjen e kryer.

Shqipërim Arifi e demonstroi vendosjen e flamurit kuq e zi në godinën e komunës së Preshevës me një video ku uronte shqiptarët në ditën e Pavarësisë.

Të fundit