Flash News

Rajoni

Forcohen masat për qytetarët që hyjnë në Maqedoninë e Veriut, kush përjashtohet nga rregullat e reja

Forcohen masat për qytetarët që hyjnë në

Përkeqësimi i situatës me Covid-19 ka sjellë ashpërsim të kufizimeve edhe në Maqedoninë e Veriut.

Qytetarët që do të hyjnë në MV duhet të kenë çertifikatën e vaksinimit, testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë, testin antigjen të shpejtë ose të vërtetojnë që janë shëruar nga virusi në 45 ditët e fundit.

Nëse nuk plotësohet një nga këto kushte, qytetarët duhet të karantinohen për të paktën 7 ditë. Ky vendim vlen për qytetarët e Maqedonisë së Veriut por edhe për të huajt.

Nga këto kushte përjashtohen shoferët që e transportit vendas dhe ata që kalojnë tranzit.  Shtetasit e huaj do të mund të kalojnë tranzit në MV, duke nënshkruar deklaratë paraprake, me afat për të dalë nga vendi brenda 5 orëve.

 

Të fundit