Flash News

Rajoni

Foto para darkës joformale të Mitsotakis, merr pjesë edhe Volodymyr Zelensky

Foto para darkës joformale të Mitsotakis, merr pjesë edhe

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shtron sot një darkë informale për liderët e Ballkanit Perëndimor, për krerët e institucioneve evropiane dhe për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Darka zhvillohet në Megaros Maximos. Mes të tjerëve të pranishëm janë edhe Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Kujtojmë se në darkë mungojnë përfaqësues nga Shqipëria. Kryeministri Rama nuk mor ftesë nga Mitsotakis, ndërsa Begaj nuk udhëtoi në Athinë për shkak të angazhimeve.

Në fokus të darkës informale është zgjerimi dhe e ardhmja evropiane e rajonit me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe "Deklaratës së Selanikut".

Përveç drejtuesve të institucioneve evropiane Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, si dhe Volodymyr Zelensky, në darkë marrin pjesë:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,
Presidentja e Moldavisë Maia Sandu,
Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq,
Kryeministri i Rumanisë Ion-Marcel Ciolacu,
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti,
Presidentja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës Borjana Kristo,
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski,
Kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov,
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

Të fundit