Flash News

Rajoni

Furgoni me emigrantë përplaset pas ndjekjes nga policia në Bullgar, 6 prej tyre humbin jetën

Furgoni me emigrantë përplaset pas ndjekjes nga policia në

Një furgon që transportonte nëntë migrantë që hynë ilegalisht në Bullgari u përplas ndërsa ndiqej nga policia pranë bregdetit lindor të Detit të Zi të vendit, e si pasojë gjashtë prej tyre mbetën të vdekur, shkruajnë mediat e huaja.

Ngjarja ndodhi pranë qytetit të Burgasit pak para mesnatës të enjten, ndërsa policia u përpoq të ndalonte automjetin, i cili kishte targa rumune, u tha gazetarëve Shefi i Policisë Kufitare Anton Zlatanov.

Ai tha se shoferi refuzoi vazhdimisht të ndalonte dhe u përpoq të shmangte shiritat me majë të vendosur nga policia.

Shoferi humbi kontrollin dhe furgoni doli nga rruga, u përmbys dhe u zhyt në një liqen që kufizohet me autostradën, duke vrarë gjashtë migrantë në vendngjarje.

Katër të tjerë, përfshirë shoferin rumun, pësuan lëndime të lehta dhe iu dha ndihma e parë në vendngjarje dhe më pas u dërguan në spital.

Informacionet paraprake sugjerojnë se emigrantët ishin nga Afganistani. 

Bullgaria, një vend ballkanik me 6.5 milionë banorë, ndodhet në atë që dikur ishte një rrugë kryesore për migrantët nga Lindja e Mesme dhe Afganistani drejt Evropës, duke kaluar nëpër Iran dhe Turqi.

Popullariteti i kësaj rruge ka rënë vitet e fundit. Më shumë se 21,000 migrantë të parregullt mbërritën në BE nëpërmjet rrugës së Ballkanit Perëndimor, një rënie prej 78% krahasuar me shifrat e vitit 2021, sipas agjencisë së kontrollit kufitar të BE-së, Frontex.

Të fundit