Flash News

Rajoni

Gazetari i kërkon përgjigje në shqip, Vuçiç: Nuk flas dot, më duhet ta mësoj

Gazetari i kërkon përgjigje në shqip, Vuçiç: Nuk

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, ndodhet në Tiranë bashkë me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, në kuadër të Samiti të ‘Open Balkan’.

Gjatë konferencës së përbashkët, një gazetar maqedonas i kërkoi Vuçiç të përgjigjet në gjuhën shqipe. Presidenti u shpreh se nuk mund ta flasë dhe dot’i duhet ta mësojë. Ndër të tjera, Vuçiç shtoi se ‘Ballkani i Hapur’ është një vizion real.

Pjesë nga biseda:

Vuçiç: Doni në anglisht apo në serbisht?

Gazetari: Në shqip.

Vuçiç: Për fat të keq nuk flas dot shqip, më duhet ta mësoj. Serbia është mbështetëse e integrimit të Shqipërisë në BE dhe atë të Maqedonisë së Veriut. Ne nisëm të flisnim faktikisht me një zë. Kjo ishte paksa surprizë për mikpritësit tanë evropian. Ne kemi rënë dakord për gjithçka që ju flisni. Çështja është se nëse na pyesni ne nëse jemi i vetmi vend që kemi çelur 4 kapituj, kjo nuk na ndikon. jemi kaq të angazhuar ndaj këtij procesi sa që nuk ka rëndësi. Do të bëjmë më të mirën për të qenë gjithmonë në anë të Maqedonisë dhe të Shqipërisë. Është proces që e bëjmë për veten tonë. Nuk është gabim i udhëheqës së Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut. Kjo ka të bëjë me udhëheqës të BE. Ju keni përmbushur gjithçka dhe nuk kemi marrë atë që doni. Mund të them po, ne jemi në pozitë më të mirë. Bashkimi i këtyre vendeve, tani flitet për shkëputje, është një tjetër histori boshe që vjen nga burokrat që nuk kuptojnë thelbin. Ballkani i Hapur është vizion real, që u tha nga Zoran dhe Edi. është vizioni i një Ballkani ndryshe. I Ballkanit tonë që nuk duhet të na vijë turp, por të jemi krenar. Do të krijojmë një hapësirë më të mirë për të gjithë njerëzit tanë dhe standarde jetese për ta. Do të mbetemi krah për krah me miqtë tanë nga Tirana dhe nga Shkupi.

Të fundit