Flash News

Rajoni

Gazetari serb kërkon të kthehet në Kosovë: Nuk jetohet në diktaturë

Gazetari serb kërkon të kthehet në Kosovë: Nuk jetohet

Gazetari serb, Radomir Dimiç ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që t’iu sigurojë kushte serbëve që kanë jetuar në Kosovë që të kthehen në vendlindje.

Ai konsideron se nuk mund të jetojë në regjim diktatorial të Aleksandër Vuçiçit. Dimiç mes tjerash, në kërkesën drejtuar kryeministrit Kurti, ka thënë se Kosova është atdheu i tij.

“I nderuar kryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në harmoni me thirrjen tuaj publike për kthimin e serbëve të Kosovës, ju drejtohem personalisht që të më mundësoni dhe të më siguroni kushte ekzistenciale në vendlindjen time, pas 20 e më shumë viteve ekzil në Serbi e cila në saje të rrethanave të krijuara më është bërë strehimore e zorit.

Unë nuk dua të jetoj në një regjim diktatorial, i cili bazohet në industrinë e sistemit popullist të një diktatori me 12 vjet pushtet e diktaturë. Unë si kosovar jam i përkushtuar me gjithë qenien për një Kosovë Demokratike Evropiane. Dua të bëjë gjithçka për ndërtimin e mirëbesimit të serbëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Të fundit