Flash News

Rajoni

Gazetari serb: Vuçiç po planifikon dorëheqjen, pasardhësi i tij do të njohë Kosovën

Gazetari serb: Vuçiç po planifikon dorëheqjen,

Gazetari serb Dragan Vuçiçeviç deklaroi se ka informacione se presidenti Aleksandër Vuçiç po përgatit të japë dorëheqjen për të lejuar pasardhësin e ij të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të vendosë sanksione ndaj Serbisë.

Sipas Vuçiçeviç ky është vendim i keq për interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë.

“Kam dëgjuar disa gjëra nga disa bashkëpunëtorë të tij nga qeveria që më shqetësojnë. Disa prej tyre thonë se presidenti (Vuçiç) mund të marrë një vendim që, mendoj, është thelbësisht i keq për shtetin dhe për interesat shtetërore dhe kombëtare”, tha gazetari serb.

Dorëheqja do të vinte në një situatë ku shteti nuk mund të përballojë presionin, shtoi ai. Prej disa kohësh, Vuçiç ka artikuluar se presioni ndaj Serbisë është rritur ndjeshëm, ndërsa së fundmi është përfolur se do të jetë kusht për anëtarësimin në BE.

Të fundit