Flash News

Rajoni

Gazetarja italiane e burgosur në Iran ka mbërritur në Romë, pritet nga kryeministrja Meloni

Gazetarja italiane e burgosur në Iran ka mbërritur në Romë,

Avioni Falcon që mbante gazetaren Cecilia Sala  nga Teherani u ul në aeroportin Ciampino të Romës.

Gazetarja, e cili qëndroi i burgosur për tre javë në burgjet iraniane për “shkelje të ligjit islamik” , u mirëprit nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ministri i jashtëm Antonio Tajani dhe prindërit e saj.

 “Sot është sikur kam lindur për herë të dytë, lumturia ime është e papërshkrueshme ”, tha nëna e gazetares 29-vjeçare.

Në të njëjtën kohë, sipas asaj që transmeton televizioni publik italian Rai , “burimet amerikane pohojnë se iraniani Mohammad Abedini ka të ngjarë të lirohet së shpejti” .

Kujtojmë se ai u arrestua më 16 dhjetor në Milano në bazë të një urdhër-arresti amerikan me akuzën e trafikut të armëve.

Shumë analistë kanë argumentuar ditët e fundit se arrestimi i Salah në Iran ishte në fakt hakmarrje për “çështjen Abedini”.

Gazetarja italiane e burgosur në Iran ka mbërritur në Romë,

Të fundit