Flash News

Rajoni

Georgia Meloni vendoset nën hetim së bashku me dy ministra të saj

Georgia Meloni vendoset nën hetim së bashku me dy ministra të saj

Prokurorët e Romës kanë nisur një hetim kundër kryeministres Giorgia Meloni dhe dy ministrave të qeverisë për riatdhesimin e një komandanti lufte libian të kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve në Hagë, shkruajnë mediat vendase. 

Meloni zbuloi hetimin mbi supozimin se ka ndihmuar dhe inkurajuar Ossama Anjiem, i njohur gjithashtu si Ossama al-Masri, në një video të postuar në mediat sociale. Ajo tha se ministrat e saj të drejtësisë dhe të brendshëm dhe një nënsekretar janë gjithashtu në shënjestër të hetimit.

Qeveria e Melonit ka qenë nën kritika të opozitës, grupeve të të drejtave të njeriut dhe vetë ICC-së për lirimin e al-Masrit për një çështje teknike pasi ai u arrestua në qytetin verior të Torinos me një urdhër nga gjykata ndërkombëtare.

Të fundit