Flash News

Rajoni

Gjenerali amerikan ngre alarmin: Serbia kërkon veriun e Kosovës dhe të ndajë Bosnjën për të krijuar “Serbinë e Madhe”

Gjenerali amerikan ngre alarmin: Serbia kërkon veriun e Kosovës dhe

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark ngriti alarmin  duke paralajmëruar konflikt në Rajon.

Në një interviste në CNN, ai akuzoi Serbinë se i shërben interesave të Rusisë, shtet që ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës fqinje mbi dy vjet më parë.

Clark, i cili ka udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, që çoi në çlirimin e Kosovës,  tha se Serbia dëshiron të marrë pjesën veriore të Kosovës dhe ta ndajë Bosnjë e Hercegovinën, për të krijuar “Serbinë e Madhe”.

Dora e Rusisë ndihet në Ballkan. Serbia është krahu i Rusisë në Ballkan. Serbia u shërben interesave të Rusisë. Presidenti [serb, Aleksandar] Vuçiq është i mençur. Ai tenton të duket se po luan me dy porta, por kur të vijë momenti, ai do të bëjë çfarë i kërkon Putini. Dhe çfarë ai do nga Putini, sigurisht është autoriteti për të përdorur trupat e tij në Kosovë, të paktën të marrë gjysmën e pjesës veriore të Kosovës dhe ndoshta më shumë. Njëkohësisht, duan ta ndajnë Bosnjën, ta marrin Republikën Srpska dhe ta bëjnë ‘Serbinë e Madhe’. E gjithë kjo ka të bëjë me spastrim etnik në Ballkan”, tha Clark në CNN.

Duke folur për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, ai tha se ajo ishte vendimtare, duke kritikuar aleancën se nuk po bën sa duhet për të ndihmuar Ukrainën, që po përballet me pushtimin e Rusisë.

“NATO duhet të bëjë më shumë. Shikoni shembullin e Kosovës sot, 25 vjet demokraci, shtet i lirë. Kështu duhet të jetë edhe për Ukrainën, mund ta shpëtojmë Ukrainën nëse ngrihemi dhe e bëjmë [ndërhyjmë]. Kjo është detyra jonë”, tha Clark.

Edhe më herët, zyrtarët në Kosovë kanë akuzuar Serbinë se po e ndihmon Rusinë të hapë një front të ri kundër Perëndimit.

Të fundit