Flash News

Rajoni

Gjimnazisti qëllon me armë në këmbë mësuesin në Greqi

Gjimnazisti qëllon me armë në këmbë mësuesin
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë u shënua dje në një shkollë të mesme profesionale në Markopoulos Oropou të Greqisë.

Mediat vendase raportojnë se një nxënës 17-vjeçar u arrestua, pasi dyshohet se ka qëlluar me pistoletë mësuesin e tij.

Siç raporton ERT, gjithçka nisi në orën 8:45 të mëngjesit të së premtes në EPAL Markopoulos Oropou, ku gjatë pushimit të parë në oborrin e shkollës, 17-vjeçari, i cili është nxënës i vit të dytë në gjimnaz, qëlloi mësuesin 6-vjeçar, me një fishek plastik në këmbën e majtë.

Më pas nxënësi u përjashtua nga shkolla e mesme dhe u largua, me vendim unanim të mësuesve, ndërsa mësuesi shkoi në Komisariatin e Policisë Oropou ku dha një deklaratë për ngjarjen.

Pistoleta me ajër dhe një karikator janë sekuestruar. Bëhet e ditur se prindërit e tij janë arrestuar për neglizhencë të mbikëqyrjes ndaj të miturve dhe më pas janë lënë të lirë me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Penale.

 

Të fundit