Rajoni

Gjukanoviç kundër ‘Ballkanit të Hapur’: Kemi nevojë për anëtarësim në BE, jo për alternativa

Gjukanoviç kundër ‘Ballkanit të Hapur’: Kemi

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka dalë kundër kryeministrit shqiptar Dritan Abazoviç sa i përket mundësisë për t’iu bashkuar nismës “Ballkani i Hapur”.

Pas një takimi me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, Gjukanoviç tha se si Malit të Zi ashtu edhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor iu duhet anëtarësimi në BE, dhe jo alternativa si “Ballkani i Hapur”, raporton Koha.net.

“Ne kemi qëndrime të ndryshme për këtë iniciativë. Unë kam dëgjuar shumë herë prej tij se si pjesë e mbështetjes së tij për të gjitha nismat rajonale, e mbështet edhe këtë. Gjithashtu, disa herë e kam deklaruar publikisht se nuk mendoj se kjo është një nismë optimale. Më tepër e shoh atë si një lloj kopje të Procesit të Berlinit.

Nuk mendoj se kemi nevojë për alternativë, kemi nevojë për anëtarësim. Prandaj mendoj se është krejtësisht e natyrshme që ne të vazhdojmë procesin e negociatave me BE-në me shpejtësi të plotë. Unë besoj se kjo Qeveri do ta bëjë këtë. Besoj se së shpejti do të zhbllokojmë procesin e negociatave në fushën e sundimit të ligjit dhe kështu do të fillojmë mbylljen e kapitujve të negociatave dhe besoj se me pjesëmarrjen e plotë në Procesin e Berlinit do t'i japim vetes një moment të mirë dhe se Mali i Zi do të vlerësojë avantazhin që e ndërtuam në periudhën paraprake dhe u bëmë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së”, tha Gjukanoviç.

 

Të fundit