Flash News

Rajoni

Gjykata italiane rrëzon marrëveshjen e emigrantëve, reagon Meloni: S'i takon gjyqësorit të thotë cilat vende janë të sigurta

Gjykata italiane rrëzon marrëveshjen e emigrantëve, reagon

Një gjykatë në Romë urdhëroi sot kthimin në Itali të grupit të vogël të emigrantëve që u dërguan në kampet e pritjes të ngritura nga qeveria italiane në Shqipëri, duke i dhënë kështu një goditje të fortë planeve të kryeministres Giorgia Meloni për të dërguar jashtë vendit azilkërkuesit.

Seksioni i migracionit i Gjykatës së Romës e konsideroi të pavlefshme mbajtjen në kampin e Gjadrit të 10 shtetasve nga Bangladeshi dhe 6 të tjerëve nga Egjipti, dy vende të konsideruara jo të sigurta, nga një vendim i Gjykatës së Drejtësisë evropiane dy javë më parë.

Lidhur me këtë vendim, reagon kryeministrja e Italisë Georgia Meloni e cila tha se nuk i takon gjyqësorit të thotë se cilat vende janë të sigurta, por qeverive,

“ Thirra mbledhjen e Këshillit të Ministrave për të miratuar rregullat për të kapërcyer këtë pengesë, sepse mendoj se nuk i takon gjyqësorit të thotë se cilat vende janë të sigurta, por qeverive, kështu që qeveria do të duhet ta sqarojë më mirë”, tha Meloni.

 

Të fundit