Flash News

Rajoni

Gjysma e trupit të një fëmije del në breg të detit në Greqi

Gjysma e trupit të një fëmije del në breg të detit

Një situatë horrori ka ndodhur këtë të premte në plazhin e Kastros në Lefkada të Greqisë.

Pushuesit janë shokuar kur deti nxori një pjesë të trupit të një njeriu në breg.

Sipas informacioneve të para të ilefkada.gr, ka një gjysmë kufome nga mesi e poshtë dhe madje e veshur, që me shumë gjasë i përket një fëmije ka dalë në breg.

Në fillim, trupi u pikas nga fëmijët që kishin shkuar për të notuar dhe vrapuan në buzë të detit duke menduar se ishte një breshkë.

Oficerët e Rojës Bregdetare dhe policia kanë shkuar me shpejtësi në zonë në mënyrë që trupi të transportohet për ekspertizë mjeko-ligjore.

Vlerësimi i parë flet për një emigrant që ka humbur jetën në një mbytje anijeje.

Gjysma e trupit të një fëmije del në breg të detit

Të fundit