Flash News

Rajoni

Goditet banda shqiptare në Itali, sekuestrohen dy kg kokainë

Goditet banda shqiptare në Itali, sekuestrohen dy kg kokainë

Policia italiane ka goditur një bandë shqiptare e trafikut të lëndëve narkotike.

Mediat italiane raportojnë se në pranga kanë rënë shtatë persona me origjinë shqiptare në L’Aquila të moshave nga 20-37 vjeç.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin transportin, blerjen, mbajtjen dhe shitjen e lëndëve narkotike, pas një hetimi dy-vjeçar.

Gjatë operacionit u sekuestruan mbi dy kilogramë kokainë.

 

 

 

Të fundit