Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Makinës së një gazetari grek i është vendosur lëndë eksplozive në makinë. Mësohet se makina ka shpërhyer në orët e vona të mbrëmjes së të dielës jashtë studiove televizive të stacionit “E”.
Bëhet me dija se makina i përkiste gazetarit, George Sfakianakis, i cili në momentin e shpërthimit po montonte shfaqjen e Menios Fourthiotis “Prova të Drejta”.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa makina është përfshirë nga zjarri. Giorgos Sfakianakis është shprehur për Protothema.gr se nuk ka qenë ai shënjestra e sulmit, por prezantuesi i emisionit, Menios Fourthiotis. Ndërkohë policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.