Flash News

Rajoni

Greqi/ Përplasje me armë mes policisë dhe një grupi të armatosur, një i vdekur e 7 të plagosur

Greqi/ Përplasje me armë mes policisë dhe një grupi të
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person humbi jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën, mes të cilëve gjashtë oficerë policie, gjatë një përplasje me armë herët mëngjesin e së shtunës në Perama, në periferi të portit të Pireut në Greqi.

Sipas burimeve policore, efektivët e njësisë së motoçikletave DIAS i kanë bërë shenjë drejtuesit të një makine me dy pasagjerë që të ndalojë për kontroll, por drejtuesi ka ikur me shpejtësi, shkruajnë mediat greke.

Shoferi nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe është larguar me shpejtësi. Efektivët i janë vënë nga pas në ndjekje, e cila ka përfunduar në rrugën Elpidos, në Peramë. Në momentin e ndalimit, drejtuesi i makinës ka përplasur një motor të policisë, duke bërë që këta të fundit të qëllojnë me armë.

Për pasojë, oficerët kanë vrarë një të dyshuar dhe duke plagosur një të dytë, ndërsa gjashtë oficerë u plagosën gjithashtu, thanë të njëjtat burime.

Personi i tretë brenda automjetit arriti të shpëtojë dhe kërkohet nga policia.

Të fundit