Flash News

Rajoni

Greqia do të gjobisë me 100 euro personat mbi 60-vjeç që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19

Greqia do të gjobisë me 100 euro personat mbi 60-vjeç që

Banorët në Greqi mbi moshën 60 vjeç do të gjobiten me 100 euro në muaj nëse nuk do të vaksinohen kundër koronavirusit, sipas vendimit të shpallur nga qeveria e vendiase.

Masa u njoftua si përgjigje ndaj rritjes së rasteve dhe shfaqjes së variantit Omicron. Masa do të hyjë në fuqi më 16 janar me gjobat që do të shtohen në faturat e tyre tatimore, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një njoftim televiziv të martën.

Numri i vdekjeve në Greqi tejkaloi 18,000 këtë javë me infeksione të konfirmuara në nivele rekord, pasi afërsisht një e katërta e popullsisë së rritur të vendit mbetet e pavaksinuar.

"Varianti i ri Omicron është një shqetësim për ne dhe do të thotë që ne duhet të jemi vigjilentë," tha Mitsotakis.

Fatkeqësisht, nga 580 mijë të pavaksinuar të bashkëqytetarëve tanë mbi 60 vjeç, vetëm 60 mijë kanë vendosur të vaksinohen”, tha ai. “Por janë kryesisht personat mbi 60 vjeç që kërkojnë trajtim spitalor dhe fatkeqësisht humbin jetën. Këto vdekje janë të panevojshme”, shtoi kryeministri grek.

Të fundit