Flash News

Rajoni

Greqia drejt lehtësimit të masave anti-Covid, Mitsotakis: Gati për të rihapur ekonominë

Greqia drejt lehtësimit të masave anti-Covid, Mitsotakis: Gati

Greqia mund të lehtësojë masat kufizuese duke hapur dyqatne dhe pjesë të tjera të ekonomisë pas një izolimi total që ndihmoi mbajtjen nën kontroll të infektimeve me Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë fjalës në parlament teksa tha se rastet kishin pësuar një ulje qe nga dhjetori.

“Qeveria është e gatshme të zbatojë politikën e saj për të rihapur ekonominë nga e hëna, nëse ka një rekomandim pozitiv nga ekspertët,”tha ai.

Qeveria vendosi bllokimin e rreptë, i dyti që nga fillimi i pandemisë, në fillim të nëntorit pas një rritje të infektimeve kryesisht në Greqinë veriore dhe zonën e Athinës. 

Sipas të dhënave zyrtare nga ECDC,  e gjithë Evropa është e kuqe dhe dy vendet e vetme që janë të verdha, dhe kanë disa rajone të gjelbërta, janë Greqia dhe Finlanda

Të fundit